Uliks Emra: Prishtina do të bëhet kampione

Nga Ejup LLUMNICA
Skuadra kampione vjeshtore, Prishtina, me sukses është duke i vazhduar përgatitjet për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll. Duke pasur parasysh se para vetes kanë shumë sfida, intensiteti i stërvitjeve është në maksimum dhe mu për këtë arsye trajneri Kujtim Shala është duke zhvilluar ushtrime dy herë në ditë, e në disa raste edhe nga tri herë. Ndryshimet që janë bërë në skuadër, si largimi i disa futbollistëve dhe ardhja e përforcimeve dhe konkurrenca shumë e fortë, e kanë detyruar trajnerin Shala që të punojë me intensitet të shtuar dhe për t'i motivuar futbollistët e tij, me të cilët synon arritjen e objektivave. Për atmosferën, rrjedhën e përgatitjeve dhe ndeshjet miqësore që i kanë zhvilluar në Ulqin, zhvilluam një bisedë me sulmuesin e Prishtinës, Uliks Emra, i cili nga ky qytet bregdetar i përcjell emocionet e skuadrës Jeni duke e zhvilluar fazën vendimtare të përgatitjeve. Sa jeni i kënaqur me rrjedhën e tyre? U. Emra: Në përgjithësi përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Kushtet janë të përshtatshme për punë. Po punojmë 2 herë në ditë nganjëherë edhe 3 herë. Është faza vendimtare para fillimit të kampionatit, kështu që po mundohemi në maksimum t'i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që na ofron ky vend, në mënyrë që kampionatin ta fillojmë sa më mirë që është e mundur. Padyshim, mbretëron një seriozitet i madh dhe një angazhim i pashoq, duke i ditur sfidat që na presin në pranverë. Në këtë kohë, zakonisht edhe në mënyrë më reale pasqyrohet forma e futbollistëve. Sa jeni i kënaqur ju me formën tënde dhe të shokëve të skuadrës? U. Emra: Për mua është shumë me rëndësi që në këtë fazë të përgatitem maksimalisht në pikëpamje fizike, gjithashtu duke mos i lënë anash as ato tekniko-taktike, sepse dihet se, me këto përgatitje do të varet edhe forma ime, jo vetëm tani, por gjatë gjithë sezonit. Unë po punoj me përkushtim të madh dhe për momentin jam i kënaqur me formën time, si dhe me formën e shokëve të mi. Në përgjithësi, shpresoj se kjo formë do të shkojë drejt ngritjes. Dy ndeshje kontrolluese, dy fitore. Në takimin e dytë ishit golashënues. Cfarë ishte paraqitja e Prishtinës, përkundër disa ndryshimeve që janë bërë (largimi i disa futbollistëve ardhja e përforcimeve)? U. Emra: Mendoj se në të dyja ndeshjet jemi paraqitur shumë mirë. Ndeshjen e parë e kemi luajtur kundër ekipit të Ulqinit, ndërsa ndeshja e dytë ka qenë një test pak më i vështirë për ne, ku jemi takuar me ekipin Toshk të Bosnjës, në të cilin kemi treguar lojë shumë të fortë dhe të bukur për sy. Unë kam kontribuar me një gol. Mund të them se në këto ndeshje është parë angazhim i madh i të gjithëve dhe thuajse ndryshimet në ekip nuk janë vërejtur fare. Me padurim presim kthimin e Zhjecit në mbrojtje, për të cilin mendoj se ekipi ka nevojë. Gjithashtu, me padurim e presim ndeshjen, që mendoj se është e një rëndësie të vecantë, me Buduqnostin, ku deri diku do të kemi mundësi t'i masim forcat tona dhe ta peshojmë veten se deri ku jemi përgatitur në përballje në garat ndërkombëtare, që shpresojmë se kjo do të ndodhë sivjet. Trajneri Shala gjithmonë ka ditur t'i motivojë futbollistët, por sa ka arritur ai që t'i komponojë në skuadër përforcimet e ardhura? U. Emra: Motivimi nga trajnerit nuk ka munguar në asnjë moment. Mendoj se edhe të ardhurit i ka motivuar ashtu si neve dhe i ka akomoduar si është më së miri dhe se edhe ata janë kycur shpejtë në atmosferën e klubit dhe thuajse janë me ne një kohë të gjatë. Nuk duhet harruar këtu edhe kontributin që e kanë dhënë bashkëlojtarët që, si cdo herë, futbollistët e ardhur i kemi pritur me ngrohtësinë më të madhe. Në fund, pas gjithë kësaj, a e shihni Prishtinën kampione të Kosovës në fund të stinorit? U. Emra: Ne e kemi një qëllim të vetëm dhe nuk mendojmë për asgjë tjetër, e ky është fitimi i titullit të kampionit. Të gjitha që po i bëjmë në përgatitje i shërbejnë arritjes së qëllimin tonë, dhe këtu nuk duhet të ketë askush mëdyshje se do ta japim edhe energjinë e fundit nga vetja për realizimin e saj. Të jemi realë, na pret një punë e vështirë, kur dihet se konkurrenca është e madhe dhe kemi shumë ndeshje para vetes, kështu që mendoj se, me një mobilizim të përgjithshëm, duke filluar nga bordi, trajneri, ne lojtarët, si dhe padyshim lojtarin tonë të 12-të, që janë "Plisat", do të arrijmë që ta përmbyllim me sukses këtë kampionat dhe klubit t'ia shtojmë edhe një trofe të cmueshëm.