E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi 69 minuta ne barazimin e SV Ried

Nga Kastriot Gjini
Hamdi Salihi, sulmuesi i ri shkodran i cili nenshkroi ne Janar nje kontrate me SV Ried, skuader e kategorise se pare Austriake, ka zhvilluar paraqitjen e tij te pare zyrtare me kete skuader sot pasdite. Shkodrani Salihi eshte aktivizuar per 69 minuta ne transferten e veshtire qe skuadra e tij SV Ried zhvilloi ne fushen e skuadres Sturm Graz. Shkodrani u zevendesua nga sulmuesi me origjine shqiptare Emin Sulimani. Ndeshja ka mbaruar me rezultatin STURM GRAZ - SV RIED 1:1, ku Salihi nuk ka mundur te shenoje. Pjesa e pare ka mabruar me rezultatin 0:0. Ne pjesen e dyte do te jete skuadra mike, skuadra e Salihit, ajo qe do te hape rezultatin, duke kaluar na avantazh me Kovacevic ne minuten e 49'. Por gezimi i Ried do te zgjaste vetem 10 minuta sepse ne minuten e 59', Haas do te barazonte rezultatin per Sturm Grazin, rezultat ky qe nuk do ndryshohej deri ne fund te ndeshjes. Pas kesaj ndeshje , skuadra e Salihit ndodhetne vendin e 6 me 26 pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›