E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legjionaret shqiptare ne Europe

Nga Eni Zejnati
Kapiteni Lala luan perseri 90 minuta ne fitoren e Hannover 96 Altin Lala ka qene ne fushe qe nga minuta e pare dhe Hannover ka arritur nje tjeter fitore me shume gola duke mundur Borussia Dortmund 4-2. Pjesa e pare u mbyll pa gola por ne te dyten Hannover arriti te shenoje kater here me Huszti (56'), Stajner (69') dhe dy gola ne dy minuta nga Bruggink (76', 78'). Per miqte shenuan ne fund dy gola nderi Smolarek (87') dhe Kringe (90'). Me kete fitore Hannover 96 renditet ne vend te shtate me 33 pike dhe eshte shume afer kups UEFA. Marseille e Canes mundet thelle nga Toulouse Lorik Cana luajti gjate gjithe lojes po skuadra e tij Marseille u mund nga Toulouse me rezultatin e thelle 3-0. Shkaterruesi i kombetares shqiptare ka qene ne hije per pjesen me te madhe te lojes. Per vendasit Elmander shenoi dy here, nga nje ne cdo pjese ne minutat 39' dhe 48' ndersa Mansare shenoi golin e trete pese minuta perpara perfundimit te ndeshjes. Pas kesaj ndeshje te dyja skuadrat barazohen me 38 pike dhe Marseille mban vendin e peste, ndersa Toulouse te gjashtin. Vata 46 minuta ne humbjen e Arminia Bielefeld Perpara 13000 tifozeve Energie Cottbus e Skeles mundi Arminia Bielefeld te Fatmir Vates. Skela vazhdon te mungoje kurse Fatmir Vata u aktivizua perseri nga stoli por pa arritur te shenoje. Vata u fut ne fushe 2 minuta para perfundimit te pjeses se pare kur skuadra e tij ishte en avantazh 0-1 me gol te Gabriel. Hyrja e Vates ka qene e pafat ama, sepse vendasit arriten te shenojne dy here me Kukielka (62') dhe Radu (66'). Me kete fitore skuadra e Skeles ndodhet ne vend te 12 me 25 pike ndersa Arminia e Vates eshte ne zonen e ftohte te renditjes, ne vendin e 16 me 23 pike. Hamburger SV fiton 3-1, Berisha perseri nuk luan Hamburger SV arriti nje fitore bindese 3-1 kunder Eintracht Frankfurt ne AOL Arena perpara 57000 tifozeve. Hamburger e filloi ndeshjen me dyshen sulmuese van der Vaart - Sanogo. Van der Vaart shenoi qe ne minuten e shtate te ndeshjes. Ne pjesen e dyte miqte barazuan me Takahara (59'). Ne minuten e 62' futet Olic per Sanogo. Olic qe u ble ne janar per 2 milione euro arrin te shenoje ne minuten e trete shtese pasi Trochowski (77') i kishte dhene me pare avantazhin Hamburger. Per Berishen nuk ka pasur perseri minuta, madje sulmuesi i kombetares shqiptare nuk eshte thirrur fare per ndeshjen. Eshte veshtirsuar gjendja e tij te Hamburger me ardhjen e Olic dhe goli i tij sot do te thote edhe me pak minuta per Besartin. Ramaj shënon për 1860 Munchen Alban Ramaj ka shenuar golin e vetem per 1860 Munchen Am ne humbjen 2-1 kunder amatoreve te Karlsruhe ne Regionalliga Sud te Gjermanise. Ramaj i dha perkohesisht barazimin skuadres se tij ne minuten e 73' por vendasit shenuan perseri 10 minuta me vone penalltine e dyte te ndeshjes duke marr tre pikeshin. Alban Ramaj luajti per 90 minuta kurse per Karslruher Neziraj luajti vetem 45 minuta. Per Ramajn ky ishte goli i trete ne 21 ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›