E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Dopieten ja kisha borxh Del Nerit - ( VIDEO )

Nga Kastriot Gjini
Sapo eshte degjuar fishkellima e fundit e gjyqtarit, pas asaj ndeshje mahnitese, gazetaret kane reshtur per te marre nje citim nga Lojtari i Ndeshjes Chievo – Torino, Erion Bogdani i cili me dopieten e tij vulosi fitoren e Chievos. I pyetur nga gazetaret italiane, se si ndihet pas kesaj ndeshje Bogdani, per dopieten e tij te pare tek skuadra e Chievos, Erjon Bogdani u pergjigj " Ishte nje fitore shume e rendesishme per ecurine tone dhe sidomos per mbijetesen ne Serine A. E dinim se Torino eshte nje skuader e forte por jemi pergaditur per kete ndeshje ashtu sic duhej, dhe per kete arsye e gjtihe skuadra beri nje ndeshje shume te mire. Ne luajtem mire dhe me Palermon, por arritem vetem te merrnim nje barazim.. Golat e mi jane shume te rendesishem per mua, sepse une ja kisha borgj skuadres, shoqerise dhe sidomos trajnerit. Qekur kam ardhur , trajneri me ka futur ne loje direkt duke me dhene nje besim te madh, akoma pa u ambjentuar me skuadren dhe per kete e falenderoj".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›