E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëndija, kampione e Maqedonisë

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 12:47

Tri javë pa përfunduar kampionati në Maqedoni, skuadra shqiptare nga Tetova, Shkëndija e ka siguruar matematikisht titullin e kampionit në futbollin maqedonas.

Tetovarët e siguruan titullin pasi të shtunën e mposhtën si mysafir bindshëm Turnovën, derisa konkurrenti i tyre për këtë trofe, Metalurgu ‘kiksoi’ duke luajtur baras në duel me Rabotniçkin.

Në këtë mënyrë, Metalurgu i humbi të gjitha shpresat, derisa Shkëndija festoi arritjen e objektivit. Por, festa e madhe në Tetovë do të mbizotërojë në xhiron e ardhshme, kur Shkëndija luan para tifozëve të vet ndaj Rabotniçkit.

Duhet theksuar se skuadrat shqiptare po dominojnë kohëve të fundit në futbollin maqedonas. Kjo është hera e dytë rresht që shqiptarët rrëmbejnë titullin e më të mirit në futbollin e shtetit fqinj, sepse edhe në edicionin e kaluar, skuadra tjetër shqiptare, Renova e pati fituar këtë trofe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›