E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëputet Trepça

Faza e tretë e Superligës ka sjellë befasi. Kosova e Vushtrrisë ka mposhtur në shtëpi pretendentin për titull, Hysin, 1:2 sikurse Vëllaznimi skuadrën e Lirisë 0:1. Ndërsa Prishtina ia ka ndalur hovin Besës duke e mposhtur midis Pejës.

Besa – Prishtina 0:1

Besa është mposhtur në Pejë nga Prishtina me rezultat minimal 0:1, në ndeshjen derbi të xhiros së 23-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll të zhvilluar të dielën. Pas një dominimi në fushën e blertë, skuadra bardhekaltër ka kaluar në epërsi prej 0:1 në minutën e 25-të, me golin që e shënoi Suad Saliagiq.
Pas këtij goli të pësuar, pejanët janë përpjekur ta barazojnë rezultatin, por nuk ia dolën. Ndërsa, në pjesën e parë edhe Prishtina i krijoi disa raste të tjera të mira shënimi, të cilat nuk ia doli t’i konkretizojë në gola.
Në pjesën e dytë, Besa ka bërë përpjekje edhe më të mëdha për të shënuar, por mysafirët aplikuan lojë shumë të mençur duke e ruajtur epërsinë e krijuar në minutën e 25-të dhe duke e kërcënuar herë pas here kundërshtarin.
Pas kësaj humbjeje, Besa mbetet edhe më tej në vendin e dytë në tabelë, por tani ka pesë pikë më pak sesa lideri, Trepça. Prishtina ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në shtëpi ndaj Trepçës dhe me fitore eventuale prishtinasve do t’iu hapej rruga për të luftuar për titull.

Hysi – Kosova (V) 1:2

Nënkampioni vjeshtor, Hysi assesi nuk po mund ta arrijë fitoren e parë në këtë pranverë. Bardhezinjtë janë mposhtur në shtëpi me rezultat 1:2 nga Kosova e Vushtrrisë, skuadër kjo që po lufton për ekzistencë.
Mysafirët kanë kaluar në epërsi prej 0:1 në minutën e 62-të me golin që e shënoi Armend Zabërxha. Hysi nuk ia doli ta barazojë rezultatin nga penaltia në minutën e 24-t, kur gjuajtjen e Fisnik Papuqit e priti portieri Burim Sadiku.
Ky rast i humbur nga Hysi, u dënua nga Kosova (V) në minutën e 68, kur Armend Zabërxha shënoi golin e tij të dytë për rezultat 0:2. Deri në fund të takimit, vendasit nuk kanë mundur të bëjnë më shumë veçse ta ngushtojnë disavantazhin në 1:2, me golin e Adrian Zaberxhës. Kjo humbje e ka zbritur Hysin në vendin e pestë të tabelës.

Trepça – Ferizaj 2:0

Trepça i ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme humbjet e ndjekësve të saj për titull të kampionit, Besës e Hysit. Mitrovicasit e kanë mposhtur në shtëpi Ferizajn me rezultat 2:0, për t’u shkëputur prej pesë pikëve dallim nga Besa që zë vendin e dytë në tabelë. Trepça ka kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 13 me golin që e ka shënuar Florent Sejdiu. Xehetarët shtuan avantazhin në 2:0 në minutën e 65-të me golin që e ka realizuar Samir Sahiti.

KEK-u – Drenica 0:0

Ndeshja ndërmjet KEK-ut dhe Drenicës ka përfunduar pa fitues, pasi ky takim ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0:0. KEK-u ka dominuar në pjesën më të madhe të kësaj ndeshjeje, por nuk ia dilte të shënonte gol. Ndërsa, Drenica ishte e përqendruar më shumë për t’u mbrojtur nga pësimi i golit, derisa herë pas here përpiqej të shënojë.

Lira – Vëllaznimi 0:1

Vëllaznimi ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën e saj për mbijetesë, pasi e ka mposhtur si mysafir Lirinë në Prizren, me rezultat minimal 0:1. Golin e vetëm dhe të fitores për kuqezinjtë e ka shënuar Rilind Juniku në minutën 79, i cili në lojë është inkuadruar si zëvendësues. Mirëpo, më meritori për këtë fitore të gjakovarëve ishte portieri Kushtrim Mushica, i cili me intervenimet e tij disa herë i ka evituar rreziqet që kanoseshin nga Lira, e të cilat nuk kanë qenë të pakta.

Flamurtari – Gjilani 3:2

Gjilanit i janë vështirësuar edhe më tej gjasat për mbijetesë, pasi ka pësuar disfatë në kryeqytet nga Flamurtari, me rezultat 3:2. Dy gola për Flamurtarin në këtë takim i ka shënuar Artan Gashi në minutën e 38 dhe 78, kurse një gol tjetër e ka realizuar Malësor Gjonbalaj në minutën e 65-të. Kurse golat për Gjilanin i kanë shënuar Ridvan Uka në minutën e 85-të dhe Ismet Ramushi në çastet e fundit të takimit.

Tabela
1. Trepça 23 14 41
2. Besa 23 10 36
3. Flamurtari 23 4 36
4. KEK-u 23 13 35
5. Hysi 23 8 34
6. Liria 23 5 34
7. Prishtina 23 -1 33
8. Ferizaj 23 -5 31
9. Drenica 23 -13 30
10. Kosova (V)23 -11 25
11. Vëllaznimi 23 -10 22
12. Gjilani 23 -17 18

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›