Shkërmoqja e politikës kosovare
Është një gjë reale dhe e pakontestueshme se shpallja e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës vitin që lam pas e ka ndryshuar edhe qasjen e shteteve tjera ballkanike si në mendim ashtu edhe në qasjen e rrugëtimit të përbashkët të së ardhmes së këtij rajoni drejtë zhvillimeve të reja në të gjitha sferat duke lënë pas krahëve kacafytjet në mes popujve që ekzistonin brenda gadishullit ballkanik si në rrafshin e konflikteve etnike ashtu edhe në ato ideologjike etj. I vetmi popull që ende nuk ka arritur ta kuptojë, apo edhe nuk dëshiron të kuptoj këtë realitet është populli dhe politika serbe .Kjo në dukje të par të qonë në një periudhë kur të gjithë popujt që kishin rënë pre e mesjetës ,në fund të saj dëshironin të fitonin pozitën e tyre të humbur por gjithnjë në kurriz të atij aksidenti tragjik që quhej “mesjetë e errët”, kështu edhe politika serbe ende si duket jeton në errësirën e saj duke mos arritur ta shohë fare afër apo ndoshta dëshiron t’i mbyll syt ndaj këtij realiteti që ndodhi afër tyre thellë afër tyre. Në këtë mënyrë politika serbe dëshiron të fitoj terren diplomatik dhe influencial në raport me shtetet tjera duke u thirrur gjithnjë në cështjen e Kosovës , ajo këtë humbje e quanë të përkohshme duke u bazuar dhe duke nxjerrë ende përvoja nga gjirizet e Milosheviqit i cili ishte arkitekt i shkatërrimit të popujve në ballkan dhe jugosllavi. Politika serbe ende e ngushllon veten duke u përkundur me shpresën mashtruese se një ditë do i kthehet Kosova, por kjo i ngjanë më shumë asaj ëndërre dashurore e plogështuese e cila në asnjë mënyrë nuk do mund të realizohej sepse është byllur kapitulli i kësaj historie të iluzioneve e të miteve serbe që i vinte era deri në fund të botës dhe ato dolën gënjeshtra të kulluara.Por duke mos harruar se ato kishin nga pak edhe thumba të kripur që mbanin vjerr shumë popuj si dekor i asaj jugosllavie që ishte ndërtuar mbi themele të pasigurta e që në cdo rast do mund të shembej nga erërat e revolucioneve dhe përparimeve të demokracive tek ato popuj që kishte zënë fill.Prandaj ai proces i cili ishte një realitet në lëvizje të revolucioneve të demokracive që kishin zënë fill bëri që sot Kosova të fitoj të drejtën e saj të mohuar historikisht nga armiqët e hapur dhe ata të fshehur. Këto incidentet pra këto revolucione erëra positive të jetës politike të popujve në ballkan e në këtë rast populli i Kosovës kanë cuar këtë rajon sot në më afër botës demokratike së që qe më parë. Ndërsa sot politika serbe dëshiron që këtë realitet në lëvizje ta ndal dhe ta kthej erën ka proceset e saj të kundërta me realitetin dhe ajo pas gjithë përpjekjeve nuk ka ku të kapet ndryshe vecse ne pjesën e veriut të Mitrovicës dhe kjo sigurisht se do jetë një pikë e ndjeshme ku shqiptarët nuk duhet të lëshojn pe e as t’ia mohojnë të drejtën e tyre natyrore gjeografike e politike që e kanë në atë pjesë ajo pjesë. Gjithashtu veriu i Mitrovicës nuk duhet të shihet si një vend ku nuk mund të vendoset rendi, ligji dhe kushtetutshmëria e Kosovës ajo duhet të ndodhë duke mos pas asnjë vonesë ditësh e as orësh dhe duke mos fjetur fare bile në këtë drejtim.Politika udhëheqëse kosovare duhet t’i hapë sytë dhe të merret më shumë me problemet e brendshme dhe zgjidhjen e tyre sepse në të kundërtën askush nuk do vij t’ia zgjidhë problemet e brendëshme asaj. Ngase ajo po konsideron veten “zot të shtëpisë” e nëse ashtu është atëherë ajo duhet vepruar, si në Mitrovicën e veriut ashtu edhe në zgjidhjen e problemve të qytetarëve që po vuajnë.Gjithashtu politika udhëheqëse kosovare duhet ti kapërcej qejfet e brendëshme ta gris cipëzën e ëmbël sentimentale dhe t’ia fillojë punës së progresit e jo frazave të thata pastaj zgjatjes së zingjirëve të arsyetimeve duke mos bërë as edhe një hap por duke u krenuar vetëm në pavarësinë dhe në arsim e në disa rrugë të shtruara. Ende nuk kemi parë që në Kosovë të ketë zëra entuziast dhe të kënaqur me realitein e sotëm të qeverisjes së Kosovës më shumë dëgjojmë rënkime dhe pakënaqësi ekstreme ,ndërsa në Kosovë kemi parë vetëm zëra të pararojës. Kjo ndodh sepse politika udhëheqëse e Kosovës merret me njëmijë e një yçkla e nuk merret me problemet e brendshme dhe me zhvillimin ekonomik të Kosovës. Nga kjo mund të thuhet se politika udhëheqëse e Kosovës duke u gjendur nga nevoja sipërane për të ruajtur shtetin nga copëtimi i brendshëm ajo duhet të ballafaqohet edhe nga nevoja e ngritjes së shpejtë e jo të ngadalshme të ekonomiës dhe zhvillimit të përgjithshëm të Kosovës.Këto dy cështje sa jetike aq edhe të rëndësishme për të ardhmen,prandaj politika udhëheqëse e Kosovës duhet t’i qimentoj në mënyrë të dyfyshtë këto dy cështje të rëndësishme.Gjithashtu ajo nuk duhet të luaj me proceset e demokracisë brenda Kosovës sepse cdo lojë e tillë apo cdo keqkuptim i demokracisë do mund t’i vë në pikpyetje të gjitha duke par se që proces të vështirë e të trishtuar që po kalojmë përball mosshërimit të smundjeve të miteve të politikës serbe. Dhe krejt në fund në Kosovë duhet të ndodhë një shkërmoqje politike , sociale, kulturore, ekonomike etj ,etj ,etj pastaj të bëhet po në fillim një rishikim i punës së politikës së brendshme dhe asaj të jashtme të Kosovës, për të bërë kështu një kryqëzim ku më lehtë do mund të gjendeshin gabimet ,pastaj renditjet , zhvillimet , nivelet, etj,etj pastaj për të bërë të mundur kështu hyrjen në rrugën e vërtetë të përparimit të vazhdueshëm e të zhvillimeve normale të Kosovës dhe forcimit të saj si shtet demokratik e modern.
...