Vendorët e Fierit, 15 mijë euro për ndriçimin e qytetit
Autori i Lajmit: red.
Konsumi i energjisë elektrike për ndriçimin publik të qytetit të Fierit i ka kushtuar Bashkisë për vitin e kaluar një kosto financiare prej 15 milionë lekësh të reja. Drejtuesi i ndërmarrjes komunale, Edmond Leka, tha dje se ky fakt ka qenë edhe faktori kryesor për reduktimin e investimeve në ndriçimin e rrugëve e veçanërisht në ato të periferisë së qytetit.
“Që të kesh ndriçim publik, duhet të kesh edhe shumë fonde për të shlyer konsumin e energjisë elektrike, - ka thënë Leka në një prononcim për median. “Për vitin 2008 Bashkia Fier, - vijoi ai, - është detyruar që të investojë rreth 15 milionë lekë të reja. Ne mundohemi që si ndërmarrje dhe të kemi ndriçim publik dhe te kemi mundësi për ta shlyer. Kjo është një nga prioritetet tona”.
Leka shtoi se “në krahasim me vitin e kaluar kjo shifër ka qenë më e madhe çka tregon se është përmirësuar ndriçimi publik edhe në rrugët dytësore”. Ndërkohë për vitin 2009 Bashkia nëpërmjet fondeve që do t i japë ndërmarrjes komunale që është nën vartësi të saj, do të rrisë mundësitë që të ketë një ndriçim publik të plotë edhe në lagjet periferike, kuptohet kjo me fondin për të kaluar në ndërmarrjen tonë", - ka përfunduar Leka.
Ky lajm është publikuar: 13/01/2009