E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët, tarifa e shkollimit nuk do të ulet

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Taksa vjetore e regjistrimit të studentëve në universitete nuk të ulet, por as nuk do të pësojë rritje për vitin akademik 2008-2009. Burime zyrtare nga MASH konfirmuan dje për gazetën “Ballkan” se studentët e vitit të parë do të paguajnë të njëjtën tarifë vjetore ashtu si edhe një vit më pare, e cila ndryshon sipas degëve. Minimumi i kësaj tarife është 12 mijë lekë, ashtu si edhe vitin e kaluar, pa iu trembur një rritjeje të mundshme. “Tarifat e regjistrimit për studentët e ditës nuk do të ulen këtë vit por do të jenë të njëjta me ato të një viti më parë, pra 120 mijë lekë të reja. Mund të themi se një farë favorizimi për këtë vit akademik kanë studentët e vitit të pare, pasi, ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit MASH, në marrëveshje me universitetet e vendit, ka vendsour që tarifa të qëndrojë stabël, pra të mos rritet. E vetmja ulje e taksës së universiteteve është arritur për sistemin part-time ku është bërë një ulje deri në 5 mijë lekë të reja më pak. Kjo ulje është arritur për shumicën e degëve, të cilat pas rishqyrtimit janë cilësuar si më të kushtueshmet për xhepat e familjarëve të studentëve që janë të interesuar për të ndjekur studimet me kohë të pjesshme, sqarojnë burime zyrtare të Ministrisë së Arsimit. Pavarësisht se pak kohë më parë midis qeverisë dhe universiteteve u hodh ideja për një ulje të mundshme të taksës së universiteteve deri në 20 %, kjo gjë nuk u arrit. I vetmi favorizim që MASH u bëri studentëve për këtë vit është vendimi për të mos e rritur taksën ashtu si ka ndodhur në vitet e kaluara. Kjo gjë ka rënduar së tepërmi studentët e viteve të para, të cilët janë detyruar të pranojnë rritjet e herëpashershme të tarifave të regjistrimit në fakultetin në të cilin kanë fituar të drejtën e studimit. Tre vjet më parë, tarifa e regjistrimit, për të gjitha degët e universiteve publike, pësoi një rritje duke e çuar në 12 mijë lekë të reja, për çdo vit. Tarifën më të lartë të shkollimit e kanë ato degë, të cilat, paguhen më shumë kur diplomohesh dhe fillon punë. Kështu aktualisht tarifën më të lartë të shkollimit e ka Regji Filmi, plot 80 mijë lekë të reja në vit, pasi mendohet se paga e një regjisori është shumë e lartë, ndërsa tarifën më të ulët të shkollimit e kanë degët e mësuesisë, vetëm 15 mijë lekë të reja në vit. Por edhe këto tarifa pritet të ndryshojnë. Aktualisht tarifa e regjistrimit për në fakultet paguhet në bankë dhe gjatë semestrit të parë, në të kundërt studentët nuk lejoheshin të futeshin në provim, nëse nuk paraqisnin në sekretari mandatarkëtimin e kësaj shume.

12
mijë lekë është tarifa aktuale e shkollimit. Kaq është propozuar këtë radhë për vitet e ndërmjetme.

15
mijë lekë është propozuar tarifa e shkollimit për degët që nuk do të jenë shumë të kërkuara nga studentët.

30
mijë lekë do të jetë tarifa më e madhe që do të aplikohet këtë vit për shkollimin në universitete.

Tarifa vjetore e shkollimit për studentët

I. Në Universitetin e Tiranës:

1.Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës 15.000 lekë

2. Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja 15.000 lekë

3. Në Fakultetin e Drejtësisë 30.000 lekë

4. Në Fakultetin e Shkencave Sociale 30.000 lekë

5. Në Fakultetin e Mjekësisë:

5.1. Në degën e Mjekësisë 25.000 lekë

5.2. Në degën e Farmacisë 30.000 lekë

5.3. Në degën e Stomatologjisë 30.000 lekë

6. Në Fakultetin e Infermierisë 25.000 lekë

7. Në Fakultetin e Histori-Filologjisë 20.000 lekë

8. Në Fakultetin e Ekonomisë 25.000 lekë

II. Në Universitetin Politeknik:

1. Në degën Arkitekturë 30.000 lekë

2. Në degën Ndërtim 25.000 lekë

3. Në degën Elektrikë 20.000 lekë

4. Në degën Elektronikë 20.000 lekë

5. Në degët e tjera 15.000 lekë

III. Në Akademinë e Arteve:

1. Në degën Regji Filmi 80.000 lekë

2. Në degët e tjera 30.000 lekë

IV. Në Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” : 20.000 lekë

V. Në Universitetin Bujqësor:

1. Në degën Drejtim Fermash dhe Agrobiznes 20.000 lekë

2. Në degën Ekonomi dhe Politikë Agrare 20.000 lekë

3. Në degën Inxhinieri Pyjesh 20.000 lekë

4. Në degën Inxhinieri e Përpunimit të Drurit 20.000 lekë

5. Në degën Veterinari 20.000 lekë

6. Për të gjitha degët e tjera 15.000 lekë

VI. Në Universitetin e Elbasanit:

1. Në degën Gjuhë-Letërsi 15.000 lekë

2. Në degën Gazetari 15.000 lekë

3. Në degën Punë Sociale 15.000 lekë

4. Në degën Psikologji 15.000 lekë

5. Në degët e tjera 12.000 lekë

VII. Në Universitetin e Gjirokastrës: 12.000 lekë për të gjitha degët.

VIII. Në Universitetin e Korçës: 12.000 lekë për të gjitha degët.

IX. Në Universitetin e Shkodrës:

1. Në degën e Drejtësisë 16.000 lekë

2. Në të gjitha degët e tjera tarifa të jetë 12.000 lekë

X. Në Universitetin e Vlorës:

1. Në degën e Drejtësisë 20.000 lekë,

2. Në degën e Gjuhë–Letërsisë 15.000 lekë

3. Në degën Pedagogji e Specializuar 15.000 lekë

4. Në të gjitha degët e tjera 12.000 lekë

XI. Në Universitetin e Durrësit: 15.000 lekë për të gjitha degët.

Ky lajm është publikuar: 13/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›