E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër - Biznesi turk shpreh interes për investime në sektorin e ndërtimit

Në delegacion i biznesit turk gjatë një vizite zyrtare dje në Shkodër, ka ofruar bashkëpunim për Bashkinë e Shkodrës në fushën e ndërtimeve. Një delegacion zyrtar i  Sekretariatit të  Tregtisë së Jashtme Turke, kryesuar nga  Ulker Guzet, zv/sekretare e tij nën shoqërimin e një delegacioni me përfaqësues të firmave të mëdha turke nga fusha të ndryshme, vizitoi qytetin e Shkodrës, pas nënshkrimit të marrëveshjes për Tregtinë e Lirë në Malin e Zi. Gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë, Lorenc Luka, pjesëtarët e delegacionit turk u njohën me aktivitetet ekonomike në qytetin më të madh verior. Kryebashkiaku Luka i njohu me situatën e investimeve dhe në veçanti, me ato të huaja në Shkodër, krijimin e kushteve për investitorët e huaj, etj. Zv/sekretarja e Sekretariatit të Tregtisë së Jashtme Turke, Ulker Guzet, shprehu besimin për bashkëpunim me biznesin shkodran, si dhe gatishmërinë për të kontribuar në fushën e ndërtimeve. Sipas saj, angazhimi i biznesit turk do të jetë maksimal si për të mbështetur projektet që do të hartojë Bashkia, ashtu dhe duke dhënë një garanci, besueshmëri, cilësi dhe korrektesë në marrëdhëniet dypalëshe.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›