E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI sërish e mendimit se PD e PS janë duke bashkëpunuar

Nënkryetari i LSI, deputeti Dritan Prifti ka komentuar bashkëpunimin e mundshëm midis PD dhe PS pas zgjedhjeve të paralajmëruar nga deputeti socialist, ben Blushi. Interesimit të gazetarëve gjatë një conference për shtyp, Prifti ju përgjigj se “Unë personalisht nuk kam pasur ndonjë dyshim që Partia Socialiste nuk është më përfaqësuese e socialistëve. Në deklaratën e tij Sekretari politik i PS thoshte gjithashtu, ndër të tjera, se “unë nuk jam i majtë, ne nuk po bëjmë një program të majtë, ne jemi të hapur të bëjmë një Qeveri me Berishën”. 

Sipas zotit Prifti, deklaratat e Zotit Blushi nuk paraqesin ndonjë të re, pasi PD e PS bashkëpunojnë që prej një viti. “Në të gjitha nivelet ka një bashkëqeverisje, prandaj Shqipëria është zhytur thellë e më thellë në problemet që ka dhe në varfërinë që ka sot. Ata kanë bërë Kushtetutën bashkë, kanë bërë ligjin për prokurorinë bashkë, kanë goditur gjykatat bashkë. Teatrin që ata luajnë para shqiptarëve se gjoja nuk janë në bashkëqeverisje, edhe teatrin që ndodhi me bashkinë e Tiranës, me refuzimin e buxhetit, asnjë shqiptar nuk duhet ta besojë. Ata do të bashkohen tani dhe do ta votojnë përsëri buxhetin, por ata dëshirojnë të gënjejnë, sidomos Partia Socialiste, sa më shumë socialistë dhe sa më shumë të majtë, se janë në opozitë me Berishën”, tha ai. 

Blushi dje kishte guximin dhe tha “ne do ta bëjmë qeverinë me Berishën”,- vijoi Prifti duke shtuar se “mesazhi im për shqiptarët e sidomos për socialistët është, braktiseni Partinë Socialiste, braktisni të djathtët që drejtojnë atë forcë politike dhe në zgjedhjet e ardhshme ne si shqiptarë ta nxjerrim edhe PS, edhe PD, të dyja së bashku me pak se 51 për qind, që të mos i japim atyre mundësinë të vazhdojnë abuzimin, vjedhjen dhe goditjen e shqiptarëve, siç janë duke bërë sot në bashkëqeverisje”.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›