E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste sërish sot ka hedhur akuza ndaj Televizionit Shqiptar


Kanë vazhduar edhe sot replikat midis Partisë Socialiste dhe Televizionit Publik Shqiptar. Krytari i PS te Tiranas, Besnik Baraj, gjatë një deklarate për shtyp u shpreh se se asnjë televizion publik demokratik nuk bën deklarata replikuese me opozitën. Sipas tij, replika e djeshme e TVSH-së me Partinë Socialiste ishte një shprehje tipike e prapambetjes së thellë të atij institucioni dhe e paaftësisë për të bërë tjetër gjë, përveç veglës qorre të pushtetit të rradhës. “Duke qënë të bindur se jemi jo vetëm në të drejtën tonë, por në krye të detyrës tonë ndaj të drejtës së dhunuar të publikut për informim nga ana e Televizionit Publik Shqiptar, i bëjmë thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të TVSH-së, të reflektojë seriozisht mbi këndvështrimin dhe gjuhën e përdorur në ekranin publik gjatë edicioneve skandaloze informative që ngjajnë si pamje të ngjyrosura të revistave televizive sovjetike; të reflektojë seriozisht mbi të dhënat skandaloze të ndarjes së minutazhit të edicioneve informative mes pjesës që i takon qeverisë dhe të gjithë pjesës tjetër që i takon jo thjesht opozitës apo institucioneve të tjera të këtij vendi, por interesit publik për aktualitetin shqiptar e ndërkombëtar që duhet të zënë vendin kryesor në ekranin e publikut; të reflektojë seriozisht mbi kthimin e spikereve e të gazetarëve të televizionit të publikut jo vetëm në shërbëtorë të pushtetit aktual, por edhe në dhunues me pagesë të dinjitetit të institucioneve të pavarura e autoriteteve kushtetuese të këtij vendi; të reflektojë seriozisht mbi tërësinë e problematikës që e bën sot TVSH-në shëmbëlltyrën e prapambetjes në tregun mediatik shqiptar”, tha kreu i PS-së për Tiranën.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›