Del në dritë të diellit konflikti që Edi Rama ka minibashkiakët. Rama bllokoi investimet për interesat e tij
Deklaratat e një dite për parë të lëshuara nga zyrtarë të Bashkisë së Tiranës për ndërprerje të punimeve në rrugët e lagjes “Don Bosko” janë përballur sot me reagimin e banorëve të zonës të kryesuar nga Kryetari i Shoqatës së Minibashkive, Armond Halebi. Ky i fundit ka kundërshtuar pretekset e bashkisë së kryeqytetit për bllokim të punimeve duke treguar si shkak momiratimin e buxhetit 2009. Sipas tij, e verteta eshte se investimi ne kete bllok ka qene pjese e buxhetit te vitit 2008, i cili nuk eshte realizuar dhe nuk ka lidhje me miratimin ose jo te buxhetit 2009. “Per kete arsye N/kryetari bashkise nuk mund te mashtroje opinionin publik dhe komunitetin e ketij blloku se vazhdimi i punimeve kushtezohet nga miratimi i buxhetit 2009”, tha Halebi. “Duke patur eksperiencen e vitit 2008, te nje buxheti te pa realizuar ne kemi kerkuar qe kete vit buxheti te jete i detajuar dhe me afate te percaktuara. Ne kemi kerkuar qe taksat e banoreve te cilat jane mbledhur ne perqindje te larte ti kthehen atyre ne investime. Ne do te insistojme gjithashtu ne realizimin me cilesi te objekteve ,per te mos pasur me shembuj si ai i bulevardit, "Zogu I" ku gjate veres qytetaret I mbyt pluhuri dhe ne shi kercejne pllakat,duke krijuar probleme per banoret e bul dhe automjetet qe kalojne ne te”, vijoi ai.
...