TVSH reagon ndaj Ramës: Nuk të kemi cënuar

Drejtoria e Informacionit pranë televizionit publik shqiptar ka reaguar pas akuzave të liderit socialist Edi Rama lidhur njëanshmërinë e transmetimit. Përmes një njoftimi për media, TVSH bën të ditur se "Në asnjë rast dhe për asnjë arsye TVSh nuk ka censuruar kryetarin e PS-së apo aktivitet të kësaj force politike. Sipas monitorimeve tona, të edicioneve informative përgjatë muajit dhjetor Partia Demokratike ka zënë 67.88 minuta ose 13.69 për qind, ndërsa Partia Socialiste ka zënë 67.38 minuta ose 13.59 për qind, me ndryshim të kohës në total 50 sekonda”. Ndërkohë më parë, Kryetari i PS-së Edi Rama pati deklaruar se prona publike, televizioni publik shqiptar është kthyer në një vitrinë të Sali Berishës.
...