E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD i kundërpërgjigjet Partisë Socialiste për akuzat e saj ndaj RTSH-së

Partia Demokratike ëhstë përfshirë në debatin midis Partisë Socialiste dhe Radio Televizionit Shqiptar. Pas replikave të ndërsjellta midis PS e RTVSH, PD ka reaguar sot duke e cilësuar kryetarin socialist si krye korruptues të mediave te lira, sepse ne rast se televizioni publik u jep kohe te barabarte partive kryesore te maxhorances dhe minorances, mediat e kontrolluara nga z. Rama, censurojne jo vetem Partine Demokratike, por edhe Qeverine dhe Parlamentin e vendit.


“Edi Rama eshte diktator i fjales se lire, spese ne mediat e kontrolluara prej tij censura shtrihet edhe per partite e spektrit opozitar te cilat nuk jane dakord me linjen e z. Rama. Edi Rama eshte krye korruptues i mediave te lira, sepse ai me lejet e ndertimit, punesimin e familjareve te editoreve apo drejtoreve te ndryshem te mediave, arrin deri aty sa me sms e tij te kotrolloje ose prese lajmet e televizioneve dhe titujt e gazetave, te perjashtoje nga emisionet televizive nje number perfaqesuesish te Partise Socialiste, apo t’i bllokoje ato per maxhorancen dhe partite e spektrit te majte qe nuk jane dakord me te. Edi Rama eshte diktator i fjales se lire, sepse me sms e tij ai shkarkon dhe emeron drejtore lajmesh, dikton emrat e perfaqesuesve te Partise Socialiste ne emisione televizive, por edhe emrat e gazetareve qe do te bejne avokatin e tij ne keto emisione”, vijon PD në reagimin e saj.


Sipas partisë në pushtet, kryetari i PS-së ka arritur deri ne piken sa te kercenoje hapur gazetare dhe analiste te medias se lire.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›