E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër- Aksidenti në Drin, humbi jetën ushtaraku nga Dibra

Shkodër-Burimet policore kanë konfirmuar se personi që u aksidentua sot në orët e para të mëngjesit në lumin Drin, është Moisi Karasani, një ushtarak nga Dibra. Ai ka qenë duke u udhëtuar me mjetin e tij tip golf 3 me targa italiane PI588551 teksa ka devijuar rrugën duke përfunduar në rrejedhën e Drinit.Karasani ishte nga qyteti i Peshkopisë por jetonte në Tiranë. Ushtaraku gjeti vdekjen me mjetin e tij, ndërsa aktualisht nuk flitet për viktima të tjera.

Trupi i pajetë i një burri është nxjerrë nga lumi Drin rreth orës 09.55. Policia sapo ka bërë identifikimin e kufomës dhe mësohet se i përket shtetasit, Moisi Karasani, 40-vjeç nga qyteti i Peshkopisë. Ai ka qenë në makinën që ra mbrëmë në këtë lum teksa udhëtonte për në Shkodër. Policia e Shkodrës është duke punuar në këto momente për të nxjerre nga ujrat e lumit Drin edhe trupa të tjetër që mendohet të jenë mbytur pas aksidentit që pësoi makina. Aty kanë mbërrutir polumbarët e RENEA-s të cilët janë zhtur në thellësitë e Drinit për të kërkuar pasagjerët e aksidentur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 3 të mengjesit të ditës së sotme kur nje mjet tip Volsvagen doli nga rruga, rrezoi bordurat mbrojtese dhe përfundoi në ujrat e thëllë të këtij lumi. Vendi ku ka rëneëautomjeti ka thellësi prej 6 metrash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›