Sherr me thika, 3 të rinj përfundojnë në sallën e kirurgjisë
Durrës-Tre të rinjtë kanë përfunduar në spital sot në mëngjes. Pas një sherri për motive të dobëta, ata janë grindur me njëri tjetrin, duke përdorur edhe armë të ftohta.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur mbikalimi i Shënavlashit në Durrës. Policia ende nuk ka identifikaur të rinjtë, por mësohet se ata janë të moshës rreth 20 vjeç. Sipas dëshmitarëve të vendngjarje, tre të rinj kanë debatuar tek mbikalimi i Shënavlashit me pas kanë nxjerrë thikat, duke i shkaktuar plagë të rënda njëri-tjetrit.
Tre të rinjtë gjenden aktualisht në Spitalin e Durrësit, dhe po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurrgjikale, pasi janë dëmtuar rëndë në pjesë të ndryshme të trupit.