Berluskoni, asnjë shenjë pas incidentit
ITALI- Kryeministri Italian, Silvio Berluskoni, duket se e ka marrë plotësisht veten nga incidenti i muajit dhjetor të vitit që lamë pas kur u sulmua nga një qytetar i cili i theu hundën dhe dhëmbët. Një gazetë franceze ka publikuar fotot e kryeministrit italian i cili tashmë duket në formë të mirë fizike. Fotografitë u realizuan në momentin kur Berluskoni po zhvillonte një vizitë private në një zonë turistike. Sipas kësaj gazete, Berluskoni shoqërohej në këtë vizitë nga vajza e tij si dhe një kontigjent me truproja. Pas sulmit në Milano, kryeministri italian iu nënshtrua një trajtimi të specializuar në spital duke bërë që të zhduken shenjat në fytyrë që kreu i ekzekutivit pësoi menjëherë pas ngjarjes.(m.a/News24/BalkanWeb)