E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti kroat Mesic viziton sot Kosoven

PRISHTINE- Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic, viziton sot Kosovën. Ky është udhëtimi i tij i fundit jashtë Kroacisë, para se t’i kaloj mandati muajin e ardhshëm. Pritet që ai të takohet me zyrtarët më të lartë dhe të mbajë fjalim në Kuvendin e Kosovës.Mesic do të nderohet dhe me medaljen e mirënjohjes Qytetar Ceremonia do të zhvillohet në praninë e Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, këshilltarëve komunalë dhe të ftuarve të tjerë. Urimet "Mirë se vjen Zoti President!" të shkruara në banderola nëpër rrugë dhe sheshe, ku janë edhe fotografitë e Mesiç, si dhe flamujt e Kosovës dhe të Kroacisë, shprehin mirëseardhjen, respektin dhe nderiminNderi i Prishtinës.Media kosovare ka njoftuar se Mesiç shkon në Prishtinë për të diskutuar "marrëdhëniet bilaterale dhe situatën në rajon" me presidentin e Kosovës, Sejdiu. Në vizitën e tij të fundit jashtë Kroacisë, para se t'i përfundojë mandati muajin e ardhshëm, presidenti Mesiç do të nderohet edhe me "Medaljen e Pavarësisë", si dhe do të flasë në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës.Gjatë vizitës së sotme njëditëshe, presidenti Mesic, do t’i vizitoj ushtarët kroatë, që veprojnë në kuadër të KFOR-it dhe do të takohet me kroatët në Janjevë.Mandati i presidentit i kalon më 18 shkurt, pasi ka shëryber dy herë nga 5 vite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›