Presidenti Topi dekreton largimin e Shtyllës
TIRANE- Presidenti Topi pranon kërkesën e prokurores së përgjithshme, Ina Rama për të shkarkuar prokurorin e Elbasanit, Zamir Shtylla, pas kërkesës së këtij të fundit për t’u larguar. Me anë të dekretit me nr 6372 të firmosur nga presidenti Shtylla ikën përfundimisht nga sektori i hetimit, një vit pas largimit të tij nga posti i drejtorit të Hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme. Ish-kreu i hetimeve për cështjen “Gërdeci”, Zamir Shtylla ka dhënë dorëheqjen nga detyra e prokurorit nëpermjet një kërkese dorëzuar kreut të organit qendror të akuzes, Ina Rama.Dorëheqja e Shtyllës eshte pranuar nga Prokurorja e Pergjithshme e cila më pas ia percolli kerkesen per t’u dekretuar edhe nga Presidenti i vendit.Ish-drejtori i Kontrollit te Hetimit dhe Ndjekjes Penale, Zamir Shtylla thote ne kerkesen e tij se eshte sulmuar politikisht dhe po keshtu eshte ulur qellimisht ne detyre, pavaresisht eksperiences prej 30 vjetesh ne organin e akuzes. Sipas tij ai nuk e gjen me veten ne prokurori dhe per kete dorehiqet per t’ju kushtuar nje tjeter sektori, avokatise.Gjate debateve te projektligjit per pastertine e figures dhe ne te njejten kohe qe ai drejtonte hetimet per tragjedine e Gërdecit, Shtylla u akuzua nga kryeministri si persekutor ne regjimin komunist. Menjehere pas ketyre sulmeve, Shtylla la grupin hetimor te Gerdecit dhe u transferua si prokuror i thjeshte ne rrethin e Elbasanit. Reagimi i vetem i Zamir Shtylles gjate ketyre muajve ka qene nje leter publike ku pohonte se kishte qene nje prokuror i perkushtuar si gjate viteve ‘90 edhe pas ‘90 dhe se kishte drejtuar hetime te rendesishme si ai ndaj Bandes se Aldo Bares dhe te disa ish-bllokmeneve mes te cileve edhe arrestimi i Nexhmije Hoxhes.(s.g/Balkanweb)