E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stojku: “Shkarkimet ndërpriten brenda dy ditëve”

Autori i Lajmit: Redaksia

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se situata në kaskadën e lumit Drin po shkon drejt normalizimit dhe pritet që brenda dy ditëve të ardhshme të ndërpriten shkarkimet. Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Muharrem Stojku, deklaron se shkarkimet nga hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës kanë pësuar rënie dhe po ashtu edhe prurjet e ujit në kaskadë. “Situata është e kontrolluar, ne po shkarkojmë sot nga liqeni i Vaut të Dejës 1760 metër/kub ujë në sekondë, 300 metër/kub më pak se dita e djeshme. Njëkohësisht prurjet në liqenin e Fierzës kanë filluar rëniet, janë afërsisht me 1050 metër/kub në sekondë, kështu që në pak orë ne do hyjmë në prurjet normale. Kjo situatë do të ndiqet deri në uljen e prurjeve dhe, me siguri, në dy ditët e ardhshme këto shkarkime do të ndërpriten”, - u shpreh Stojku. Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it e ka vlerësuar gjendjen e krijuar në kaskadë më të vështirë edhe se përmbytjet e vitit 1963.

Ky lajm është publikuar: 22/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›