Përmbytjet, Basha: “Situata nën kontroll”
Autori i Lajmit: Redaksia
Gjatë një takimi të zhvilluar në prefekturën e Shkodrës lidhur me situatën e krijuar pas përmbytjeve të ditëve të fundit, ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, theksoi se ajo është nën kontroll. Duke shprehur besimin se kjo situatë do të përmirësohet, Basha ka saktësuar se deri tani sipërfaqja e përmbytur në qytetin verior është 1270 hektarë, por duke shtuar se janë ulur prurjet dhe shkarkimet në basenet e hidrocentraleve, ka pohuar se këta hektarë do të pakësohen edhe më shumë. “Sot rezultojnë të përmbytura 1270 ha tokë, ndërsa presim që edhe në vazhdim situata të përmirësohet”,- deklaroi Basha, lidhur me një fakt të tillë. Ndërkaq, në fund ai ka deklaruar se gjithsesi, favorizues për përmirësimin e situatës së përmbytjeve në veri të vendit ka qenë edhe moti i mirë i ditës së fundit. Shifrat e komunikuara ditën e sotme tregonin se rezultojnë 1 400 ha tokë bujqësore e përmbytur, ndërsa zonat më të prekura janë komunat Obot dhe Ana e Malit.
Ky lajm është publikuar: 22/04/2010