Shkodër, 17 vjeçari grabitësi i kazinosë, vodhi 250 mijë lekë
SHKODER- Një adoleshent vetëm 17 vjec është autori i grabitjes së kazinosë, mu në qendër të qytetit të Shkodrës. Grabitja u shënua të dielën në mëngjes, kur rreth orës 06.30, në lagjen “Vasil Shanto”, të qytetit Shkodër, pikërisht përballë vendit të quajtur sheshi 2 Prilli.
Djaloshi, i maskuar hyri në ambientet e kazinosë, në momentin kur punonjësit e saj po bënin ndërrimin e turnit, dhe vodhi nën kërcënimin e një armë zjarri tip pistoletë, një shumë prej 250.000 lekë të reja.
Vetëm pak orë pas grabitjes policia ka bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit si autor, djaloshin 17 vjecar të identifikuar me inicialet E R, banues në lagjen “Partizani” të qytetit.
Policia deklaron se arrestimi është bërë në orën 20.30, të po asaj dite, 9 tetor.
Strukturat e Seksionit Kundër vjedhjeve me dhunë, në Drejtorinë e Policisë Qarku Shkodër arritën të zbulonin dhe dokumentonim ligjërisht grabitjen, si dhe më pas identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të adoleshentit.
Në momentin e ndalimit është bërë i mundur dhe sekuestrimi i shumës së parave, si provë materiale për të vërtetuar implikimin e E.R në grabitje.
(s.g/balkanWeb)