Tiranë, 16-vjeçari vret me çifte babanë
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shëngjergj të Tiranës ku djali ka vrarë me çifte babain e tij.
Burime nga policia bën me dije se 16-vjeçari L.Muça pas një grindje brenda familjes, ka vrarë nga pakujdesia me një armë gjahu, babain e tij Kujtim Muça, 43 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë arrestuar 16-vjeçarin ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut teke e kalibrit 12 mm, me nr. 0185, se bashku me një gëzhoje, me të cilën është kryer krimi dhe të posedonte pa leje.
Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kanë kalaur prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të “Vrasjes nga pakujdesia”.
Ndërkohë vetëm dy ditë më parë një tjetër krim shokoi opinionin, kur një 72-vjecar ekzekutoi me sëpatë djalin e tij. 72-vjecari Njazi Kromollari goditi më sëpatë të birin Kudret Kromollari pasi ky i fundit kishte shkuar në banesë në gjendje të dehur dhe kishte goditur brutalisht të dy prinderit e tij.