Shkodër, 2175 banesa dhe mijra hektarë tokë nën ujë
SHKODER- Ora: 22:32- Harku i Bërdicës, bie niveli i ujit, zhbllokohet qarkullimiNormalizohet situata në rrugën nacionale Tiranë-Shkodër, në Harkun e Bërdicës. Ndërsa nga mesdita e djeshme është lejuar vetëm qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, sot në mbrëmje në këtë aks rrugor janë lejuar të qarkullojnë dhe mjete të vogla.Pavarësisht përmirësimti të situatës, në Harkun e Bërdicës ndodhen forca të shumta të policisë rrugore dhe të ushtrisë, të cilat do të jenë në gadishmëri.Mësohet se është ulur niveli i ujërave të Drinit dhe është rritur niveli i ujërave të Bunës dhe Liqenit të Shkodrës.Ora:20:18- Shkodër, vazhdon evakuimi i banorëve të rrezikuarVazhdon evakuimi i banorëve të rrezikuar nga përmbytja në rrethin e Shkodrës. Të dhënat e Ministrisë së Brendshme deri në orën 18:00, bëjnë të ditur se po “vazhdon intensivisht evakuimi, kryesisht në Bashkinë e Shkodrës, në lagjet Bacallek, Ajasem e Livade”.“Po bëhet ridislokimi i strukturave të ushtrisë dhe policisë si dhe atashimi i përfaqësuesve të tyre pranë çdo kryetari komune të përmbytur, me qëllim që operacionet e evakuim shpëtimit dhe të ndihmave ushqimore që do të dërgohen në komunat Dajç, Ana Malit, Bërdicë, Bushat, Bashkia Shkodër të jenë sa me efektive”, thuhet në njoftimin zyrtar të mbrëmjës të Ministrisë së Brendshme.Ndërkohë mësohet se ka vazhduar shpërndarja e ndihmave ushqimore, asistencë shëndetësore dhe plotësimin e kushteve më imediate për jetesë.Aktualisht janë dërguar rreth 100 pako me ushqime në komunën Bushat, 300 pako në Dajç, 200 pako në Ana e Malit si dhe janë depozituar dhe maganizuar një sasi e konsiderueshme me paketa ushqimore pranë bashkisë Shkodër.Të paktën 214 banorë të fshatit Kuç në komunën Guri Zi janë akomoduar në konviktin e shkollës industriale të qytetit Shkodër, ndërsa në hotel “Rozafa” Shkodër janë akomoduar 76 persona nga lagjja “Salo Halili”.Ora: 19:02- Shkodër rinisin reshjet e shiutRreshjet e shiut që kanë rinisur pasditen e sotme në Shkodër kanë shtuar ankthin tek banorët e rrezikuar nga vërshimi i ujrave.Sipas informacioneve të fundit, mësohet se ka një përmirësim të situatës në Bahcallëk dhe në Harkun e Bërdicës , ku niveli i ujit ka pësuar rënie në krahasim me ditën e djeshme.Në Bahcallëk uji është në nivelin e 45 centimetrave ndërsa dje arriti deri në 1.2 metër.Në harkun e Bërdicës, automjetet vazhdojnë të kenë vështirësi qarkullimi edhe pse niveli i ujit ka rënë disa centimetra.Ora: 17:25- OSSH: Uji rrezikon nënstacionin e Dajcit, rrritja me 5 cm stakon energjinëRreth 6000 banorë në Shkodër rrezikojnë të mbeten pa energji elektrike. Kjo ëpr shkak të nivelit të lartë të ujit që rrezikon nënstacionin e Dajcit.Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njofton se në rast se uji rritet edhe 5 centimetra, atëherë arrin kuotën ku duhet bërë stakimi i nënstacionit nga i cili furnizohen rreth 6000 banorë.OSSH deklaron se është duke ndjekur nga shumë afër kuotat e ujit në zonat e përmbytura dhe do të bëjë stakime të energjisë elektrike aty ku gabinat mund të përmbyten dhe aty ku rrezikohet jeta e njerzve si pasojë e prezencës së energjisë elektrike.Kompania bën të ditur gjithashtu se është duke bashkëpunuar me Shtabin e Emergjencës pranë prefekturës së Shkodrës.OSSH ka ngritur grupe shërbimi 24 orëshe në drejtorinë e zonës si dhe në zonat e përmbytura.Për të shmangur rrezikun si rezultat i rrritjes së nivelit të ujit është bërë shkëputja e 30 gabinave në 6 nënstacione të cilat, të gjitha sëbashku furnizonin 932 abonentë.Në sajë të masave të marra dhe të punës intensive që është duke u zhvilluar, vetëm rreth 55 e abonentëve të këtyre zonave ndodhen për momentin pa energji elektrike. Ora 17:00- Forcat e armatosura në gadishmëriNë një njoftim të saj ministria e Mbrojtjes sqaron sot se forcat e armatosura janë përfshirë maksimalisht në betejën e madhe për përballimin e situatës të krijuara në përmbytjet në Shkodër dhe Lezhë. Në zonën e operacionit janë angazhuar 337 forca, 41 mjete të rënda nga të cilat 13 makina vetëshkarkuese,11 motobarka dhe 16 varka të cilat po shërbejnë për evakuimin e banorëve dhe transportin e tyre nga vendet e përcaktuara për strehim. Ato janë forca nga brigada e reagimit të shpejtë, regjimenti komando, brigada e mbrojtjes rajonale, batalioni xhenio ndërtues i regjimentit të infrastruktures, batalionit të policisë usharake etj. Gjithashtu janë vënë në gadishmëri të plotë rreth 400 trupa të tjerë ushtarake, 15 mjete lundruese dhe dhjetëra mjete të tjera transporti ushtarak. Në fshatin Dajc bën të ditur ministria e Mbrojtjes janë evakuuar thuajse të gjithë banorët, ndërsa vazhdon evakuimi dhe në fshatin Kuc, në lagjen Bacallek dhe pika të tjera kritike. Ora: 15:30- Të dhënat e ministrisë së Brendshme deri në orën 13:00Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme deri në orën 13:00 është rritur sipërfaqja e zonave nën ujë. Sipërfaqja nën ujë është 10270 ha krahasuar me 10170 ha tokë që ishte në mëngjes. Janë përmbytur deri në orën 13:00 rreth 2175 shtëpi nga 2110, rreth 65 shtëpi të tjera më shumë.Më të prekura nga përmbytjet rezultojnë komunat e Dajçit të Bregut të Bunës dhe Velipojës me nga 2000 ha tokë secila, e Bërdicës me 1800 dhe e Bushatit me 1700 ha. Ndërsa Ana e Malit me 1370 ha.Në komunën Dajc janë përmbytur rreth 2000 ha tokë dhe rreth 1187 shtëpi, ndërkohë që janë evakuuar 2000 persona. Në komunën Ana e Malit nën ujë janë rreth 1370 ha tokë, ndërsa rezultojnë të përmbytura 230 banesa. Numri i personave të evakuuar është 180. Në Bërdicë është rritur sipërfaqja e hektarëve nën ujë nga 1700 në 1800 deri në orën 13:00 me 130 shtëpi të përmbytura dhe 350 persona të evakuuar. Problematike paraqitet edhe komuna e Velipojës me 2000 ha tokë nën ujë dhe rreth 50 shtëpi të përmbytura.Nga informacionet e ministrisë së Brendshme nuk ka persona të tjerë të evakuuar, deri në orën 13:00, nr. i tyre është 3752. Ora 12:55 Berisha: Siperfaqja e permbytur eshte katerfishuar,e vakuohuni Kryeministri Berisha urdhëron nisjen e procedurave për të ndërhyrë në lumin Buna. Sipas kreut të qeverisë një ndërhyrje e tillë do të lehtësonte situatën.I pranishëm sot paradite në mbledhjen e shtabit të Emergjencës në Shkodër Berisha urdhëroi sa më parë nisjen e procedurave me Malin e Zi për të ndërhyrë në shtratin e lumit Buna.Kreu i qeverisë ribëri apel për evakuminin sa më parë të banorëve nga zonat e përmbytura.“Ftoj te evakuohen nje minute e me pare, Sot mendja dhe syte e shqiptarëve janë të drejtuar në këto familje të përmbytura. Ka rëndësi të jashtëzakonshme për popullatën që të evakuohet. Insistoj në këtë sepse niveli i ujit është rritur dhe sa vjen e rritet.”- ky ka qenë apeli i kryeministrit Berisha i cili informoi se janë zvogëluar shkarkimet në HEC.Ora: 12:36- Shkodër, numra telefonikë në ndihmë të banorëveOrganet e qeverisjes vendore dhe shtetërore në Shkodër kanë vendosur në dispozicion të banorëve disa numra telefonikë për t'u ardhur në ndihmë atyre që mund të kenë probleme nga zonat e përmbytura nga reshjet e shiut si dhe shkarkimit të ujrave nga hidrocentralet mbi lumin Drin. Ministria e Brendshme bëri të ditur se Bashkia e Shkodrës ka vënë në dispozicion numrat telefonikë: 24 2383, 242393 dhe 243783. Ndërsa Qarku Shkodër ka vendosur dy numra të tjerë: 248409 dhe 242373, pranë të cilëve është vendosur shërbimi 24 orësh.Ministria e Brendshme: 9150 shtepi te permbytura, 2110 banesa nen ujeOra 11:00 Situata ne qarkun e Shkodres behet gjithnje e me kritike. Lumi Buna është fryrë dhe uji tashmë po vërshon brenda në qytetin e Shkodres. Sipërfaqet nën ujë vazhdojnë të rriten. Nga një informacion i ministrisë së Brendshme gjatë natës janë përmbytur mbi 1000 ha tokë të tjera.Nga 9150 hektarëve tokë e përmbytur dhe 2080 shtëpi nën ujë gjatë ditës së djeshme shifrat sot në mëngjes kanë arritur në 10170 ha tokë të përmbytura dhe në 2110 shtëpi nën ujë.është rritur niveli i ujrave në zonat e përmbytura (Komuna Bushat dhe Komuna Bërdicë), ndërkohë strukturat e ushtrisë po kryejnë operacione për evakuimet e banorëve të fshatrave Mali Jushit dhe Trush në Komunën Bërdicë.Strukturat e ushtrisë dhe të policisë janë të përqëndruar kryesisht në komunat Dajç, Ana Malit, Bërdicë, Guri Zi, Velipojë dhe lagjet e rrezikuara të bashkisë Shkodër ku po bëjnë evakuimin e komunitetit të rrezikuar nga përmbytja. Vetëm gjatë natës janë evakuar mbi 300 persona. Deri në orët e para të ditës së sotme numri i personave të evakuar. Arriti në 3752 nga 3407 persona që ishin evakuar deri mbrëmjen e djeshme.Njësia vendore Tokë e përmbytur Persona të evakuar Shtëpi të përmbyturaBashkia Shkodër 250 ha 148 320Komuna Dajç 2000 ha 2000 1187Komuna Ana Malit 1370 ha 230 180Komuna Velipojë 2000 ha 25 50Komuna Bërdicë 1700 ha 350 65Komuna Guri Zi 650 ha 689 200Komuna Bushat 1700 ha 300 100Komuna Qendër, M.Madhe 500 ha 108Ora 10.11 Lumi Buna vershon brenda ne qytetLumi Buna është fryrë dhe uji tashmë po vërshon brenda në Shkodër. Uji tashmë ka vërshuar në lagjen Xhabije, në hyrje të qytetit, ndërsa dje uji i lumit Buna dhe lumit Drin tashmë kishin vërshuan në lagjen Bahcallëk dhe Ajasëm. Në lagjen Bahcallëk janë evakuar të gjithë banorët, ndërsa vazhdon evakuimi i banorëve në Komunën Gur i Zi, Dajc, Bushat, dhe Ana e Malit.Një postbllok policie i vendosur në harkun e Bërdicës nuk lejon makinat të lëvizin në aksin nacional Shkodër- Tiranë si dhe Shkodër- Velipojë.MPPTT-ja njofton se rruga Tiranë –Shkodër është e hapur për trafikun, makinat e mëdha dhe fuoristradat kalojnë në trajektoren e zakonshme të këtij aksi, ndërsa makinat e vogëla ndjekin trajektoren e segmentit rrugor Kthesa Vaut i Dejës –Mjedë -Guri i Zi –Shkodër. Niveli i ujit në harkun e Bërdicës arrin në 70 cm, ndërsa në fshatin e Bërdicës arrin deri në 2 metra.Ora 07.26 Uji izolon Shkodren, aksi nacional i bllokuar prej gati 20 oreshZona e nënShkodrës vazhdon të mbetet në një situatë kritike. Për më shumë se 20 orë, aksi nacional Shkodër- Tiranë është pothuajse i pakalueshëm në vendin e quajtur harku i Bërdivës, ku dhe uji ka vërshtuar mbi rrugë.Niveli i ujit gjatë natës ka pasur një rritje të paktë, (gjatë ditës së djeshme ishte 50 cm) por sërish në këtë aks lëvizja me mjete të vogla është e pamundur. Mund të kalojnë vetëm automjetet e tonazhit të rëndë dhe furositrada.Fatmirësisht gjatë natës nuk ka pasur reshje shiu, ndërsa forcat e ushtrisë dhe policia kanë vazhduar evakuimin e banorëve nga zonat e përmbytura me gomone, varka dhe makina të ushtrisë . Gazetarja e NEëS24 informon për një këmbëngulje të kryefamiljarëve për të mos u larguar nga banesat. Ata pranojnë të evakuojnë pjesëtarët e familjes, ndërsa këmbëngulin të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të ruajtur gjënë e gjallë.Deri në orën 19:00 të mbrëmjes së të enjtes ishin evakuar gjithsej 3407 persona, 2000 prej të cilëve banorë të komunës Dajc, ndër më të prekurat nga vërshimi i ujrave.Ndërkohë Ministria e Brendshme informoi mbrëmë se sipërfaqja e tokës së përmbytur ka vazhduar të rritet duke kapur shifrën e 9150 hektarëve , ndërsa 2080 banesa ndodhen nën ujë.Kryeministri Berisha nuk mori mbërmë vendim për të shpallur gëjndjen e jashtëzakonshme por siguroi banorët e qarkut të Shkodrës se nuk ka problem me digat e tre hidrocentraleve që e rrethojnë këtë zonë, dhe akuzoi disa “të pafytyrë” që kanë dashur të “shqetësojnë qytetin” me përhapjen e lajmit për shpërthim të tyre.Deri në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme janë evakuar gjithsej 3407 persona, 2000 prej të cilëve banorë të komunës Dajc, ndër më të prekurat nga vërshimi i ujrave.Ndërkohë Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër njofton të gjitha institucionet e ndryshme, shoqatat dhe individët që dëshirojnë të kontribuojnë për të ndihmuar në zonat e përmbytura në Shkodër, se në degën e BKT-së Shkodër është çelur llogaria bankare me numër: 410328492.(s.g/e.n/m.a/BalkanWeb)