E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i hap dyert Hykës: Më shumë hapësira për të

TIRANE- Dy asiste dhe një lojë shumë e mirë. Kaq i kanë mjaftuar Jahmir Hykës ndaj Fortunës së Dyseldorfit ditën e enjte, për t’i treguar trajnerit të tij Tomas Tuchel se është i vlefshëm për skuadrën. Edhe pse për të u shpenzuar 3.4 milionë euro në merkaton e verës 2008, fantazisti i kombëtares shqiptare nuk e ka patur asnjëherë shansin që të tregojë veten në ndeshje zyrtare, ndërkohë që në miqësoren e së enjtes shkëlqeu. “Kemi punuar në mënyrë intensive me të, - tha trajneri Tuchel. – Jahmiri duhet të dalë nga zona e qëndrimit në stol dhe kjo ndeshje ishte hapi i parë. Por, nuk duam ta lodhim, prandaj e lamë vetëm 50 minuta në fushë”, shtoi tekniku i Maincit. Hyka pati një dëmtim të lehtë, por asgjë serioze në këtë takim. (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›