E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, Gjakova hap dyert për shkodranët

GJAKOVE- Me nismën e një grupi të qytetarëve të Gjakovës, ky qytet ka ofruar mikpritje për 200 familje të prekura nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, i cili ka thënë se grupi i qytetarëve që ndërmori këtë nismë, por edhe i gjithë qyteti, është i gatshëm për të ofruar gjithë ndihmën e mundshme për rajonet e goditura në veri të Shqipërisë. Dje, komuna e Gjakovës kontribuoi me 10 mijë euro për të goditurit nga përmbytjet në Shkodër. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›