E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e shtetit: Rezulton i humbur një shtetas italian

Një shtetas italian rezulton i humbur që prej 16 ditësh ndërsa ishte duke zhvilluar një ekskursion në Malin e Zi, në afërsi të kufirit me Shqipërinë.
 

Sipas policisë së shtetit Otonello Giovanni Battista, 72 vjeç, banues në Milano ka humbur kontaktet me familjarët e tij. Nga autoritetet malazeze janë zhvilluar operacione kërkimi, por pa ndonjë rezultat.
 

Nga familjarët e të humburit dhe autoritetet malazeze nuk përjashtohet mundësia, që ky shtetas të ketë kaluar në territorin e vendit tone dhe në këtë kontekst është kërkuar dhe bashkëpunimi i Policisë së Shtetit.
 

Krahas organizimit të shërbimeve për gjetjen e këtij shtetasi, Policia e Shtetit kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve, kryesisht në zonat në afërsi të kufirit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›