E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, punishte detergjentësh të falsifikuar, pranga 4 personave

Tiranë- Një punishte faksifikimi detergjentësh është zbuluar sot në kryeqytet, ndërsa janë vënë në pranga katër persona që kryenin këtë aktivitet të paligjshëm.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria e Krimit Financiar në orën 04:30 të mëngjesit ka zbuluar punishten e detergjentëve në zonën midis rrugës Don Bosko dhe Burgut 313.

Poashtu ka arrestuar katër personat që dyshohen të jenë përgjegjës për falsifikimin e detergjentëve, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Forcat e policisë bëjnë me dije se ato i falsifikonin detergjentët me lënde jo të përshtatshme dhe të dëmshme për shëndetin e njeriut. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe mënjanimin nga tregu të produktit të falsifikuar.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›