E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha TAP eshte menyra me e mire per transportin e gazit drejt Europes

Kryeministri Berisha përmes një mesazhi të postuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook bëri me dije se do të jetë i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror për Dialog Strategjik në Baku. Gjatë pjesëmarrjes së tij në këtë forum, kreu i qeverisë shqiptare paralajmëroi se do të zhvillojë një takim me Presidentin dhe Kryeministrin e Azerbajxhanit për te garantuar se TAP është mënyra me e mire për transportin e gazit drejt Europës.
“Te dashur miq, sot po udhëtoj per Baku, ku do marr pjese ne Forumin Ekonomik Boteror per Dialog Strategjik. Atje do te diskutojme mbi vazhdimesine e zhvillimit ekonomik me lidere te tjere rajonal. Dhe, me e rendesishmja eshte takimi edhe me Presidentin dhe Kryeministrin e Azerbajxhanit per te garantuar se TAP është menyra me e mire per transportin e gazit drejt Europes. TAP perkthehet ne miliarda dollare investime ne Shqiperi dhe 20,000 vende pune te reja qe do te rezultojne nga ky investim. TAP ben qe i gjithe vendi te kete furnizim me gaz te lire, duke ulur kostot e gatimit dhe ngrohjes per çdo familje, dhe duke ulur kostot edhe per biznesin. Projekte te tilla jane zgjidhjet reale dhe konkrete qe na nevojiten per me shume punesim dhe nje Shqiperi te zhvilluar! Sb”, shkruan Berisha në Facebook. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›