E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshqitjet e dheut demtojne strukturen antike te teatrit te Apollonise

Këto shkallë prej guri janë pjesë e teatrit më të madh të lashtësisë ne rajon i cili kishte madhësinë e kësaj kodre.
13 mijë vende mendohet të ketë pasur teatri antik i Apolonisë, i cili daton në shekullin e 3 - të para erës sonë. 
Struktura antike është bërë pre e dëmtimeve prej dukurive  natyrore që herët. 
Sot është në ditët e saj më të zeza. 
Arkeologet thonë se moti i keq nuk ka lejuar nisjen e punimeve  për pastrimin e ujit . 
Gërmimet kanë nisur në vitin 2007 dhe synonin ta bënin teatrin 2300 vjeçar mjaft tërheqës për turistët. 
Në vitin 2010 shkarja e parë masive e dheut e ndali ekspeditën shqiptaro-gjermane. 
Një raport ekspertësh rekomandoi masat për parandalimin e dukurisë por masat nuk u morën në konsideratë dhe gërmimet vazhduan si më parë . 
Ne fund te vitin e kaluar  u regjistrua shkarja e dytë e kodrës që mban strukturën e teatrit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›