Aksident ne Shkoder
Zenel e Satbere Bajrami 55 e 53 vjeç kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Bahçallek të Shkodrës.
Çifti nga fshati Vukatanë kanë qenë duke udhëtuar me një motorçikletë në drejtim të Shkodrës, kur janë përplasur me pjesën e pasme të një kamioni të pastrimit të plehrave.
Nga policia dyshohet se shkak për këtë aksident ka qenë shpejtësia e motorit dhe mungesa e ndriçimit publik në këtë zonë.