E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie makina ne lumin Shkumbin

Një çift bashkëshortësh, Roland dhe Elona Tashi kanë shpëtuar për mrekulli pasi kanë rënë me makinë në lumin Shkumbin. Ngjarja ndodhi tek kthesa e Murrashit në po të  njëjtin vend ku një automjet tjetër përfundoi në lumë para dy ditësh dhe humbën jëtën 2 persona. 

Sipas policisë çifti nga komuna Qukës e Librazhdit po udhëtonte më një mjet tip “Opel Corsa” më targa AA 125 BC. Punëtorët e rrugës i kanë dhënë ndihmën  e parë çiftit duke i shpëtuar jetën ndërsa ata janë dërguar në spitalin e Librazhdit.

Nga policia bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u rrotulluar disa herë 300 metra larg vendit ku ra makina. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›