Shkoder/ Bashkeshorti plagos rende me thike gruan arrestohet
Një 51-vjeçar, banues në lagjen “Daniel Matlia” të qytetit të Shkodrës, u arrestua nga forcat e policisë, pasi plagosi rëndë me armë të ftohtë, thikë, bashkëshorten e tij.
Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se ngjarja në fjalë ndodhi mesditën e sotme në pikën turistike të Shirokës, kur 51 vjeçari, Sami Bajraku, pasi ka tërhequr poshtë rrugës bashkëshorten e tij 47 vjeçare, Vjollca Bajraku, e ka goditur disa herë atë me thikë.
Uniformat blu të komisariatit të policisë së Shkodrës, të mbërritura menjëherë në vendngjarje, kanë bërë të mundur arrestimin e 51 vjeçarit Sami Bajraku. Ndërkohë, bashkëshortja e tij është dërguar urgjentisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku si pasoje e plagëve të rënda të marra në trupin e saj, është në gjendje kritike për jeten. Ende nuk dihen arsyet që e çuan 51 vjeçarin të kryente këtë masakër ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa bëhet e ditur edhe vetë ai është në një gjendje të rëndë psiqike pas krimit të kryer.