E Shtunë, 31 Tetor 2026

QKKB padi penale per Arian Jaupllarin

Qendra Kombetare e Kontrollit te Barnave depozitoi dje ne prokurori kallezim penal per presidentin e urdhrit te farmacisteve Arjan Jaupllari. Ky qendrim erdhi pas dhjetera ankesave nga farmacistet te cileve u eshte mohuar pajisja me certifikate anetaresimi prane urdhrit ne kundershtim me ligjin. Presidenti i urdhrit te farmacisteve ka kundershtuar vazhdimisht frymen e liberalizimit te reformave te ndermarra deri tani ne tregun farmaceutik. Por shkelja flagrante e ligjit eshte urdhri i nxjerre ne janar te ketij viti i cili bie ndesh me cdo kompetence ligjore qe i atribuohet urdhrit te farmacisteve tha dje per gazeten drejtori i QKKB-se Besnik Jakaj. Sipas tij tashme per kete problem eshte vene ne dijeni edhe Ministria e Shendetesise. Urdhri i nxjerre ne muajin janar sanksionon se asnje farmaci nuk do te pajiset me certifikate anetaresimi prane urdhrit te farmacisteve pa u verifikuar me pare vendndodhja dhe distancat perkatese. Ketu kemi nje shkelje flagrante te ligjit pasi kompetenca e urdhrit te farmacisteve eshte vetem kodi deontologjik. Pra menyra si ushtrohet profesioni i farmacistit dhe jo distancat dhe vendndodhja e subjektit tha Jakaj. Nga ana tjeter ai shtoi se veprimet e ndermarra deri tani nga presidenti i urdhrit te farmacisteve dalin kunder reformave decentralizuese te Ministrise se Shendetesise dhe qeverise duke u bere pengese ne jo pak raste per farmacistet. Ne nje kohe kur qeveria ka krijuar lehtesira madhore per licencat e farmacive vetem per nje certifikate anetaresimi urdhri i farmacisteve i merr cdo subjekti 5000 leke cdo vit. Kjo eshte e papranueshme tha drejtori i QKKB-se Besnik Jakaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›