E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër-Hani i Hotit, jepen 150 mijë euro

Më në fund, pas shumë negociatash, qeveria shqiptare dhe ajo italiane kanë rënë dakord për ndërtimin e rrugës Shkodër-Hani i Hotit. Firmosja e kontratës me vlerë investimi 150 mijë euro do të bëhet sot mes Ministrisë së Punëve Publike dhe Ambasadës Italiane. Pjesa e kredisë kontribuon për mbulimin e kostos së projektit, realizimin dhe drejtimin e punimeve në brendësi të aksit rrugor, që lidh rrugën Shkodër-Hani i Hotit me kufirin me Malin e Zi. Në mënyrë të detajuar janë parashikuar tri kategori ndërhyrjesh: në qytetin e Shkodrës do të realizohet një rreth-qarkullim, që do të mundësojë kalimin e mjeteve të rënda të transportit, si dhe një korsi për biçikletat, por edhe hapësira të veçanta për parkimin e automjeteve; në zonën ndërurbane do të zgjerohet rruga ekzistuese; në qytetin e Koplikut, si dhe në Ivanaj e Bajzë do të bëhet një rikualifikim urban, si dhe i rrugëve ekzistuese funksionale, me anë të rrjetit hidrik dhe të ujërave të zeza si dhe punime për drenazhimin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›