Bazelli, "rrezohen" 3 shkallet e gjyqesorit
Tirane- Gjykata Kushtetuese ka pranuar dje, ankimin e bere nga Elton Bazelli, i denuar nga tre shkallet e gjyqesorit per vepren penale "vrasje e mbetur ne tentative". Ne kerkesen e drejtuar Kushtetueses, nepermjet mbrojtesit te tij, Rustem Gjata, 30 vjecari nga Fieri pretendon t'i jete shkelur e drejta, per te pasur nje proces te rregullt ligjor. Per kete fakt, Bazelli i kerkonte gjykates qe te shfuqizonte vendimin e dhene nga tre shkallet e tjera te gjyqesorit, ate te Gjykates se Shkalles se Pare dhe Apelit per Krime te Renda, si dhe vendimin e Gjykates se Larte. Dje Elton Bazeli ka fituar te drejten qe te gjykohet nga Gjykata e Tiranes, me pretendimin e ngritur se nuk ishin dy gjykatat e meparshme kompetente, per ceshtjen ne ngarkim te tij. Me ane vendimit, Gjykata Kushtetuese vendosi dergimin e ceshtjes per kompetence Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Bazelli akuzohet se me 30 prill te vitit 2004, ka tentuar te vrase me arme zjarri biznesmenin Elton Carciu, me te cilin kishte pasur edhe nje konflikt disa kohe me pare. Carciu, i cili ishte pronari i nje argjendarie prane shkolles "Sabaudin Gabrani" ne kryeqytet, ka mbetur i plagosur dhe pasi ka dale nga salla e operacionit, iu ka treguar uniformave blu se kush ishte autori. Menjehere pas identifikimit te tij, policia e ka shpallur ate person ne kerkim, ne momentin qe gjykata e deklaroi fajtor.
R. C.
R. C.