E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Haga të zhvillojë një proces të drejtë ligjor ndaj Haradinajt

22-06-2011 / Gazeta 55

Kryeministri priti sot në takim një përfaqësi të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të kryesuar nga nënkryetari i saj, Ahmet Isufi Kryeministri Berisha priti sot në takim një përfaqësi të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të kryesuar nga nënkryetari i saj, Ahmet Isufi. Nënkryetari i AAK-së, e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm e të vazhdueshëm për Kosovën dhe në veçanti, për mbështetjen që i ka dhënë dhe i jep zotit Haradinaj, i cili i është përgjigjur për të dytën herë kërkesës së Gjykatës së Hagës që pritet të rishqyrtojë, së shpejti çështjen e tij. Kryeministri Berisha, pasi i uroi mirëseardhjen, i shprehu delegacionit të AAK-së konsideratën e lartë, të tijën personale dhe të shqiptarëve, për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për rolin e tij në çlirimin e Kosovës, kontributin e madh në mbrojtje të popullatës civile gjatë luftës dhe veçanërisht, rolin e tij pas luftës si Kryeministër i Kosovës, duke iu përkushtuar një Kosove demokratike dhe një shoqërie të hapur e multietnike. “Qeveria shqiptare e ka ndjekur me simpati qëndrimin e zotit Haradinaj si një luftëtar për çlirimin e Kosovës nga agresioni e terrori i Millosheviçit, por edhe si një aleat i besueshëm i NATO-s”- tha ai. Më tej, kryeministri Berisha shprehu bindjen se procesi ndaj Haradinajt në Hagë, do të jetë një proces i drejtë ligjor. Më tej, Isufi bëri një panoramë të ecurisë, por edhe përpjekjeve e kontributit që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po jep për demokratizimin e Kosovës dhe forcimin e rolit të opozitës atje. Me këtë rast, ai i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet e përzemërta të anëtarëve të AAK së dhe qytetarëve të Kosovës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›