Shkodër, aksident në Dajc, humb jetën një 12 vjecar
SHKODËR- Aksident me vdekje në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në vendin e quajtur kryqëzimi i Dajcit në Shkodër, kur makina tip Fiat Bravo ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Mjeti me targa të huaja drejtohej nga 19-vjecari Gjovalin Daka, i cili ishte duke udhëtuar në aksin Shirq-Mushan në momentin e aksidentit. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Shkodër, 12-vjecari R. Hoti, i cili po udhëtonte si pasagjer në mjetin e lartpërmendur. Ndërsa drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.(m.a/BalkanWeb)