E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, deputetët e PS: Qeveria mos vonojë dëmshpërblimin

SHKODëR- Mesazhe solidarizimi për banorët e përmbytur në veri perëndim të vendit nga deputetët socialistë. Ata kanë qenë sot në fshatin Dobrac të komunës Rrethinë në Shkodër ku janë takuar me banorë të zonës. Deputeti Arben Ahmetaj tha se mungesa e menaxhimit të situatës e bën edhe më të rëndë dëmin që u është shkaktuar këtyre banorëve. “është fare e qartë që ky fenomen që është shkaktuar nga keqmenaxhimi qeveritar ka të përqasur dhe indiferencën e pushteti vendor sidomos në këtë territor ku banorët ankohen për mosvëmendje dhe shprehen se si janë lënë vetëm pa asnjë solidaritet, pa asnjë ndihmë dhe pa asnjë mbështetje në emergjencë nga institucionet qeveritare apo edhe nga vendorët” theksoi deputeti Ahmetaj. Deputetët socialistë nënvizuan se mbetet detyrë e qeverisë të dëmshpërblejë banorët ëpr cdo humbje, duke shtuar se në rast mungese kjo do të ishte fatkeqësia e dytë për ta. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›