Shkodër, aksidenti, vdes 62-vjeçari, plagosen gruaja dhe fëmija e tij
Një 62-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Shkodër. Kol Predhaj ishte duke lëvizur me motorin e tij, teksa është goditur nga një fuoristradë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në rrugën që të çon në fshatin Shtoj. Së bashku me viktimën po udhëtonin edhe gruaja dhe fëmija i tij. Ndërsa ata po shkonin në drejtim të fshatit, një makinë me targa të huaja ka ardhur me shpejtësi, duke i goditur. Si pasojë, ka mbetur i vdekur në vend 60-vjeçari, ndërsa gruaja e tij dhe fëmija kanë mbetur të plagosur rëndë. Menjëherë ndaj tyre ka ardhur ndihma e parë nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë bërë edhe transportimin e tyre për në spital. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur nga puna për të identifikuar dhe kapur autorin e këtij aksidenti.