Shkodër, aksidentohet motoçiklisti nga shpejtësia e madhe
Shpejtësia e madhe dhe rruga e lagët nga shiu kanë qenë shkaqet e aksidentit të ndodhur ditën e sotme në Koplik të Malësis së Madhe. Faik Zeka, 54 vjeç ka qenë duke udhëtuar me motorrin e tij dhe ndoshta shpejtësia tej normave si dhe rruga e lagët kanë bërë që ai të dalë nga rruga dhe të përplaset me trotuarin duke pësuar dëmtime të rënda. Menjëherë ai është transportuar në spital, por është ende në rrezik për jetën.