Shkodër, arrestohet një 17-vjeçar

Në pranga përfundoi E. V., 17-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Bleran, Komuna Rrethina. Arrestimi i tij u bë, për arsye se ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim policor, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin e datës 23.06.2012, ka vendosur ndaj tij masën “Arrestit në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në bashkëpunim më shumë se një herë”.
Sa më sipër u kryen veprimet e duhura procedurale dhe materialet në ngarkim të 17 vjeçarit, iu kaluan, për ndjekje të mëtejshëm, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /Start/
2012-07-27 11:17
Sa më sipër u kryen veprimet e duhura procedurale dhe materialet në ngarkim të 17 vjeçarit, iu kaluan, për ndjekje të mëtejshëm, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /Start/
2012-07-27 11:17