E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, Meta e Berisha takim kokë më kokë!

Pas darkës të zhvilluar në banesën e kreut të LSI-së, dy kryepartiakët e koalicionit qeveritar kanë zhvilluar një bisedë në hotel “Rogner” në Tiranë.

Takimit informal i është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Mësohet jo zyrtarisht se është diskutuar për temat politike të ditës. Ata kanë qëndruar më shumë se një orë e gjysmë dhe më pas kanë dalë njëri pas tjetrit, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Gjatë ditës së hënë, Gjykata e Lartë, pritet të japë vendimin për Metën, pas pretencës së Prokurorisë ditë më parë, ku është kërkuar dy vjet burg dhe një milion lekë gjobë për ish-zv/kryeministrin Ilir Meta. Një vit më parë, në media u publikua një video midis Metës dhe Priftit ku flitej për afera korruptive për lejet e hidrocentraleve. /Start/

                                                                                             2012-01-15 08:30
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›