Vetëvaret një 38-vjeçar, vuante nga depresioni
KORÇË- I ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në shtëpinë e tij. Ardian Hozhallari, 38 vjeç kishte kohë që vuante nga probleme të theksuara mendore. Hozhallari jetonte në fshatin Vloçisht të Korçës, ku është gjetur i vetëvarur brenda shtëpisë.
Ai është gjetur sot në banesën e tij nga pjesëtarët e familjes. Lajmi konfirmohet nga policia e Korçës, e cila ka pohuar se viktima ka pasur probleme të theksuara mendore, gjë që mendohet se mund ta kenë shtyrë drejt aktit të vetëvarjes. Policia ka deklaruar se sipas hetimeve, para vetëvarjes Hozhallari ka konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli. Megjithatë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen deri në fund të kësaj ngjarjeje.