E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu, mbërrin kërkesa për dokumente shtesë në Prokurori

 

Mbërrin në Prokurori kërkesa për dokumentet shtesë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Këshilli për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin është mbledhur sot për të diskutuar çështjen për heqjen e imunitetit të Mediut, sipas kërkesës së prokurorisë, por mbledhja nuk ka zgjatur as 10 minuta, për mungesë dokumentacioni.

Arjan Madhi, anëtar i këshillit të PR-së ka kërkuar që kërkesa e prokurorisë të shoqërohej dhe me dokumentet përkatëse ashtu siç e kërkon ligji.

"Ligji e shpreh në mënyrë eksplicite, së përveç kërkesës duhen edhe dokumente shoqëruese. Ne po e mbajmë kërkesën por procedurat nuk do të fillojnë derisa prokuroria të sjelli materialin e kërkuar"- tha Madhi.

Kryetarja e kuvendit e ka pranuar këtë pikë dhe i ka sugjeruar z. Madhi ta bëjë me shkrim kërkesën e tij ashtu siç e kërkon rregullorja.

Sipas saj pas depozitimit të dokumenteve do të caktohet edhe data për procedim të mëtejshëm. Mësohet se kërkesa ka mbërritur pranë Prokurorisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›