Shkodër, atak në zemër drejtuesit të fugonit
Një drejtues fugoni ka humbur jetën teksa udhëtonte me mjetin e tij dhe gjatë lëvizjes ka pësuar një goditje në zemër. Kujtim Toska 50 vjeç, banues në lagjen Xhabije në qytetin e Shkodrës ka qeë duke lëvizur me mjetin e tij tip fugon Benz me targë SH 5445 D, ngjyrë të bardhë. Ndërsa lëvizte në drejtim të daljes së qyteti, drejtuesi i mjetit ka pësuar një goditje në zemër dhe ka humbur ndjenjat. Mjeti ka vazhduar lëvizjen për inerci , duke devijuar në krahun e majtë të lëvizjes ku dhe ka ndeshur nj mjet tjetër të parkuar për tu ndaluar pasi ka kaluar mbi trotuar dhe është përplasur me tryezat e karriget e një lokali. Aty mjeti është ndaluar duke goditur derën e lokalit por pa shkaktuar dëme në njerëz. Personat që kanë qenë dëshmitarë okularë i kanë dhënë ndihmën e parë drejtuesit të mjetit , por ai ka vdekur menjëherë.
Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës, ndërsa sipas ekspertëveshkaku i vdekjes së tij dhe aksidentit të ndodhur ka qenë goditja në zemër që ka pësuar drejtuesi i mjetit, dhe kjo ka sjellë dhe humbjen e kontrollit të fugonit .Viktima ka punuargjithmonë shofer dhe ishte baba i dy fëmijëve.
Në momentin e aksidentit, në fugon nuk ka patur persona të tjerë.