E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrja Godo inspekton spitalin e Krujës

Ministrja shëndetësisë, Anila Godo, në kuadër të inspektimit të tërë spitaleve të vendit, ka zbritur dje në spitalin e qytetit të Krujës. Kjo vizitë, pati si qëllim për të parë nga afër edhe këtu, gjendjen e shërbimit shëndetësor. Godo, pasi ka vizituar repartet e këtij spitali dhe disa aparatura për diagnostikimin e të sëmurëve, ka falënderuar personelin mjekësor për gjendjen e kënaqshme që paraqet ky spital, i cili i është nënshtruar një rikonstruksioni me fondet e qeverisë Shqiptare. Më pas, Godo inauguroi edhe aparaturën diagnostikuese të fjalës së fundit, te skopisë televizive dhe radiografisë. Gjatë takimit të bërë me personelin mjekësor, Godo ka përmendur efektivitetin e menaxhimit të fondeve nga Drejtoritë e spitaleve për menaxhimin e tyre, ku sipas saj, ka përmirësuar dukshëm disa kërkesa të qendrave shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë theksoi edhe përmirësimin e shërbimit shëndetësor në të gjithë vendin,plotësimin e kërkesave për furnizimin me medikamente dhe sjelljen e aparaturave në disa spitale të vendit. Këto tre vitet e fundit në spitalin e Krujës, janë investuar 1 milion dollarë. Sot ne inauguruam një aparaturë të re ekografie dhe radiologjie. Spitali është në gjendje shumë të mirë dhe më kapacitete të mira. Aty ku duhet të investohet, është në kapacitete profesionalë të mjekëve. Ata kanë nevojë për trajnime dhe specializime, për të bërë më të mirën, tha Godo. Gjithashtu, Ministrja Godo theksoi edhe strukturën e re te menaxhimit te spitaleve. Struktura e re e menaxhimit te spitaleve po ece jashtezakonisht mire dhe shpresojme qe kjo do te shtrihet shume shpejt ne te gjithe vendin, tha ajo. E pyetur për masat e marra në vend për pandeminë e gripit, Ministrja Godo u shpreh se janë marrë të gjitha masat për përballimin me sukses të situatës alarmante që ka përfshirë disa vende të botës nga infektimi me virusin e rrezikshëm të derrave. Bashkë me specialistët e Shëndetit Publik, takohemi dy herë në ditë për tu konsultuar. Ministria që unë drejtoj, ka ngritur një grup të posaçëm pune për përballimin e kësaj situate me sukses. Deri tani, nuk ka raste të prekur nga virusi H1N1, në vendin tonë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›