E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prilli që çmendi Edi Ramën


Muaji që kaloi ishte një muaj krize për Edi Ramën. Sukseset e qeverisë "Berisha" çmendin vetëm një njeri, dhe ky është Edi Rama. E kishte lënë pikërisht për ditën e sotme sulmin më të fortë, sulm me të cilin mendoi se do të përmbyste me "një të rame, një të vrame", bindjen e një populli, dhe vërtetësinë e një qeverie. I mblodhi të gjitha dufet e tij dhe zgjodhi Llakatundin për të hedhur tokë-toket e tij, për qeverinë. Por që mjerisht këto tokë-toke prej kohësh po i pëlcasin në grykë. Dhe pikërisht në lidhje me këto lloj budallallëqesh, që edhe idiotët më të mëdhenj do të dorëzoheshin para tij, reagoi Partia Demokratike, duke e cilësuar këtë "gjë të gjatë" si një njeri mediokër, që as merr vesh nga koha në të cilën jetojmë dhe që gënjen aq shumë sa tashmë është i bindur se gënjështrat e tij janë të vërteta. "Sot Edi Rama në vendosmërinë e tij për të nxirrë cdo sukses në historinë e këtij vendi, me shpifje dhe trillime ju deklaroi shqiptarëve se: Pavarsisht se Shqipëria është bërë antare e NATO-s; pavarsisht se u pranua me konsensus kandidimi i saj për tu bërë vend antar në BE; pavarësisht se sipas dokumenteve zyrtare janë mbi 80 mijë qytetarë shqiptarë të punësuar në këto 3 vitet e fundit; se 200 mijë shqiptarë kanë dalë nga varfëria; dhe tani me dyfishimin e pensioneve në fshat u shtohen dhe 170 mijë të tjerë që do të marrin mbi 2 USD në ditë pension dhe pavarësisht se janë dyfishuar rrogat e mësuesve, infermierve dhe mjekëve ky Prill apo viti 2009 qënka më i keq sesa muajt e tyre në pushtet.


Për Shqiptarët ky është Prilli më i bardhë në historinë e tyre kurse për Edi Ramën që cdo sukses të kundërshtarit të tij dhe vendit të tij e konsideron disfatë të madhe personale, ky është Prilli i krizës më të thellë, krizë nga e cila do të mund të shërohet vetëm me daljen përfundimtare nga politika më 28 Qershor" thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›