E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, burri godet disa herë me thikë bashkëshorten

Ngjarja u regjistrua në Shkodër, ku shtetasi Sami Bajraku, 51-vjeç, ka qëlluar disa herë me thikë, bashkëshorten e tij, Vjollca, 47-vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në aksin Shirokë-Zogaj. Paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie. Mësohet se pas ngjarjes, burri është dorëzuar në polici. Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Rajonal të Shkodrës. /Start/

                                                                                             2011-12-04 12:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›